Të hënën mbërrin dimri i vërtetë në Shqipëri, ja zonat që do mbulohen nga bora - Lajme - Kosova Sot
Të hënën mbërrin dimri i vërtetë në Shqipëri, ja zonat që do mbulohen nga bora

Të hënën mbërrin dimri i vërtetë në Shqipëri, ja zonat që do mbulohen nga bora

Fundjava do të jetë me vranësira dhe shira, ku të dielën në mbrëmje do ketë shira të dendur deri në mesditën e të hënës.

E njëjta situatë do të paraqitet deri në mbrëmjen e së hënës, kur temperaturat do të ndryshojnë dukshëm duke rënë me disa gradë.

Kjo ulje e temperaturave do të mbulojë gjithë territorin e vendit, ndërsa zonat malore do të zbardhen nga bora gjatë natës së të hënës e në vazhdim.

Megjithatë, sipas MeteoAlb nuk do mungojnë "surprizat" e motit, çka pritet që bora të zbresë edhe në zonat e ulëta.

(Kosova Sot)

23 orë e 2 minuta më parë
21/04/18