Burjani: Pengesa të forta për Kosovën

  • 17 November 2017 - 18:09
Burjani: Pengesa të forta për Kosovën

Kritika të ashpra vijnë edhe nga analisti Blerim Burjani. "Ushtria nuk mund të formohet me fjalë dhe me deklarata të pambuluara me veprime formale dhe juridike. Pra, duhet veprimet juridike të bëhen së pari, e pastaj duhen votat për ndryshimin e Kushtetutës në Kuvend për të përfunduar një histori e gjatë e paaftësisë politike në vend. Dihet se për çështje të ushtrisë përgjegjësi kryesor është loja e Beogradit me listën serbe që në vazhdimësi po i bëjnë shtetit të Kosovës bllokada në këtë, por edhe në procese të tjera. Për të gjitha këto pengesa, e me të gjithë këto lojëra, që i bën Beogradi kundër Kosovës, nuk e kupton askush dhe nuk mendon se si mund të normalizohen marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë", theksoi ai.

"Serbia po e pengon Kosovën në cilindo hap ndërkombëtar apo iniciativë evropiane apo rajonale. Mendoj se këtu një pjesë të përgjegjësisë së madhe e ka edhe BE-ja që nuk është aktive shumë për t' i bërë një presion përfundimtar Serbisë. Pra, vetë BE-ja nuk po duket e përkushtuar, nuk po duket e interesuar as e guximshme që njëherë e përgjithmonë të thotë që nëse Serbia e dëshiron paqen dhe integrimet evropiane duhet të heq dorë nga politika e bllokadës së Kosovës në rrugë- timin e saj të ndërtimit të identitetit të ri të brendshëm dhe të jashtëm, që është një realitet i pa kthyeshëm mbrapa", shtoi më tej Burjani."BE-ja duhet t'ia bëjë të qartë Serbisë se Kosova duhet të jetë pjesë e OKB-së sa më parë", ka potencuar ai.

(Kosova Sot)