Arratisja nga Shqipëria? Ja kur do të rikthehet Saimir Tahiri…

  • 17 November 2017 - 22:11
Arratisja nga Shqipëria? Ja kur do të rikthehet Saimir Tahiri…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u largua mesditën e sotme nga Shqipëria, ndërsa po hetohet për lidhje me trafikun e drogës, më konkretisht me Habilajt, një grupim i përgjuar nga anti-mafia italiane.

Burime pranë Tahirit bënë të ditur për syri.net se ish-ministri i Brendshëm pritet të rikthehet të shtunën në mbrëmje në Tiranë, ndërsa udhëtimi i tij ka qenë për arsye personale.

I njëjri burim bëri të ditur se Tahiri ka udhëtuar si qytetar i lirë, pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë shtrënguese nga prokuroria.

(Kosova Sot)