Ja pse udhëtoi drejt Gjermanisë Saimir Tahiri

  • 18 November 2017 - 10:34
Ja pse udhëtoi drejt Gjermanisë Saimir Tahiri

Largimi rreth mesditës së djeshme të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, nga Shqipëria, prodhoi reagime të shumta. Tahiri ndodhet nën hetimin e prokurorisë pas publikimit të dosjes Habilaj, që përmban përgjime të kryera nga antimafia italiane.

Mësohet se ish-ministri ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ndërsa pritet të rikthehet mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burimet shprehen se ai ka udhëtuar për një çështje familjare, pasi babai i tij pritet të kryejë një ndërhyrje kirurgjiklale.

Tahiri ka udhëtuar si qytetar i zakonshëm, pasi ndaj tij nuk ka pasur asnjë urdhër ndalimi apo vendim gjykate, që të mos udhëtojë jashtë vendit.

 (Kosova Sot)