Kelmendi: Për kaq vite misioni i EULEX-it nuk arriti t'i përmbushë pritjet e qytetarëve të Kosovës

  • 18 November 2017 - 16:36
Kelmendi: Për kaq vite misioni i EULEX-it nuk arriti t'i përmbushë pritjet e qytetarëve të Kosovës

Analisti Naim Kelmendi ka konsideruar se kokat e krimit politik e ekonomik në Kosovë ende vazhdojnë të jenë të paprekshme nga ligji dhe drejtësia, derisa siç tha as kjo vendore e as EULEX-i ende nuk ka arritur që deri më sot t'i kapë të ashtuquajturit 'peshqit e mëdhenj'. Kjo, sipas tij, tregon se edhe këtë institucion evropian për sundim të ligjit në Kosovë kanë arritur që ta sfidojnë krimi dhe kriminelët edhe të atij politikë, por edhe ata ekonomikë.

"Mbase edhe afera e dorëheqjes së gjyqtarit të EULEXit, Malkolm Simmons, se EULEX-i është komprometuar duke qenë kështu e politizuar edhe ndarja e drejtësisë çka nuk është në misionin dhe funksionin e EULEX-it dhe s'do të duhej të jetë", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Kelmendi. 

(Kosova Sot)