Veseli takoi kongresmenin amerikan, Eliot Engel

  • 18 November 2017 - 17:46
Veseli takoi kongresmenin amerikan, Eliot Engel

Kryeparalmentari Kadri Veseli ka pritur në takim Kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Engel sot është takuar edhe me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, i cili ka dalë ta pres në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Engel gjatë ditës së nesërme pritet të vizitoj edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, do të mbajë edhe një konferencë për media. Vizitë do të bëjë edhe në qendrën e thirrjeve të koalicionit të organizatave jo qeveritare Demokracia në Veprim.

Po ashtu të hënën,  në takim do të pres edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, me këtë rast do të mbahet edhe mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Kosovës.

(Kosova Sot)