Vetëvendosje po i frikësohet daljes së ultë në votime

  • 19 November 2017 - 12:43
Vetëvendosje po i frikësohet daljes së ultë në votime

Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë nisur të frikësohen nga dalja e ultë në votime në raundin e dytë në zgjedhjet lokale. Dardan Sejdiu shfaqi brengën për daljen e ulët të votuesve në balotazh.

“Dalja në këtë kohë është më e ulët se sa në rundin e parë dhe ftojmë qytetarët të dalin më masovisht për zgjedhje, pasi me votë duhet tregohet se cilin lloj të qeverisjes duan ta kenë”, ka thënë Sejdiu

Ai tha se nga raportimet prej komisionarëve dhe vëzhguesve të Vetëvendosjes në balotazh nuk ka raportime për parregullsi dhe incidente të theksuara.

Vetëvendosje garon në raundin e dytë në Prishtinë, Podujevë, Kamenicë, Prizren e Kaçanik.

 (Kosova Sot)