Miftari: Notat e aftësitë nuk merren parasysh

  • 20 November 2017 - 14:18
Miftari: Notat e aftësitë nuk merren parasysh

Analisti Naim Miftari thotë se nëse do ta asimilosh një popull degradoja shkollimin dhe gjeneratat e ardhshme dalin gjysmanalfabetë e në vend të kuadrove kualitative prodhojnë kuadro kuantitative, ku studenti që ka njoftësi politike ose ka pasuri, edhe pse jo i aftë, e zë vendin e atij studenti që i ka notat maksimale, pra studentit me kualitet dhe me përgatitje të lartë. "Edhe punësimet bëhen në asi lloj mënyre, pa marrë parasysh notat dhe aftësitë tua, nëse nuk ke lidhje politike ose nëse nuk je i pasur për të paguar nuk mund punësohesh askund, në asnjë vend pune me rëndësi. E njëjta vlen sot për kuadrat e drejtësisë, ku pos ish- komunistëve që u punësuan në gjykata pas luftës u pranuan edhe një numër i madh i njerëzve në moshë të shtyrë dhe te "shkolluar" me alamet titujsh dhe diplomash, edhe pse në fakt janë analfabetë të lindur, prandaj është edhe sistemi i drejtësisë i tillë, sot i korruptuar dhe i mbushur me njerëz nga nëntoka politike dhe këta njerëz e kanë detyrën që t'i mbrojnë shefat e vet që i kanë shkolluar dhe i kanë punësuar ashtu", theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Miftari.

(Kosova Sot)