Kaçaniku: Ajo që ndodhi në Bruksel është pasoja, shkaku është diku tjetër

  • 20 November 2017 - 17:41
Kaçaniku: Ajo që ndodhi në Bruksel është pasoja, shkaku është diku tjetër

Selatin Kaçaniku ('Konsumatori') theksoi për "Kosova Sot" se ajo që ndodhi në Bruksel është pasoja."Arsyeja, shkaku, burimi i problemit janë diçka tjetër, janë diku tjetër. Për mungesë të informatave të sakta e të detajizuara, pa vullnet për të hipotetizuar temën dhe çështjen, nuk mund të jem vlerësues as pleqnar i denjë. Megjithatë, është mendim i përgjithshëm se Brukseli zyrtar si tepër shumë po e llaston Serbinë - sepse interesat i ka te Rusia, e cila është e detyruar të ruajë balancën diplomatike, gjeostrategjike e politikoushtarake me Rusinë. Në anën tjetër, pretendojmë se SHBA-të janë më të sinqerta e më korrekte në raport me Kosovën", është shprehur ai.

(Kosova Sot)