Assad përqafon Presidentin Putin: Faleminderit që na shpëtove

  • 21 November 2017 - 12:45
Assad përqafon Presidentin Putin: Faleminderit që na shpëtove

Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka vlerësuar presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se ai ka shpëtuar Sirinë.

Dy liderët u takuan përpara një samiti mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit për të diskutuar procesin e paqes.

Putin e priti presidentin sirian me një përqafim të ngrohtë.
Takimi mes tyre u organizua në rezidencën presidenciale në resortin Soshi në Detin e Zi.

Assad falenderoi liderët ushtarakë të Moskës në emër të popullit sirian.
Megjithatë disa media perëndimore thonë se ky është një takim i turpshëm.
Sipas DM, rusët kanë vrarë mijëra civilë në Siri.

(Kosova Sot)