Dy të arrestuar në Tiranë, do të ekstradohen në Itali

  • 21 November 2017 - 14:33
Dy të arrestuar në Tiranë, do të ekstradohen në Itali

Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga dy persona me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Siç mësohet, në pranga është Ciro Dentice, 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Autoritetet gjyqësore në Trieste, Itali, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Fallsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg.

Po ashtu, mësohet se është arrestuar edhe Lefter Lamaj, 49 vjeç, banues në Vlorë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritet Gjyqësore Italiane, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 (Kosova Sot)