A e shiti LSI-ja Manjanin? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

  • 21 November 2017 - 18:49
A e shiti LSI-ja Manjanin? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në edicionin e lajmeve në Syri.net, ka folur për një çështje të mbetur pezull si çështje ajo e shkarkimit të Ylli Manjanit. E pyetur në se e shiti LSI, Manjanin apo jo, Kryemadhi përgjigjet kështu:

“Jo ne nuk e shitëm. Z. Manjani u shkarkua nga z. Rama. Unë nuk e kam pranuar personalisht. Sigurisht që LSI do të merrte vendimet shumicës. Unë isha pakicë. Kam votuar kundër shkarkimit. Nuk kam asnjë lloj kompleksi në këtë drejtim. Unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë që në momentin që ai zotëri shkarkoi z. Manjani, LSI duhet të ishim larguar nga qeveria, edhe pse ai i kishte votat në Grupin e Partisë Demokratike. Këtë e dinë shumë mirë edhe vetë deputetët e PD-së. Ata e dinë më mirë se ne që edhe po të largoheshim ne nga qeveria Rama i kishte votat për të bërë qeverinë tjetër”, -ishte kjo përgjigja e Kryemadhit.

 (Kosova Sot)