Trump dhe Putin diskutojnë në telefon ‘çështjet e nxehta’ botërore

  • 21 November 2017 - 19:57
Trump dhe Putin diskutojnë në telefon ‘çështjet e nxehta’ botërore

Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Donald Trump ka folur në telefon me Presidentin rus Vladimir Putin.

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë telefonatës u fol për Sirinë, Iranin, Korenë e Veriut dhe Ukrainën.

Presidentët Trump dhe Putin folën jo zyrtarisht disa herë javën e kaluar kur morën pjesë në një takim të nivelit të lartë në Vietnam. Ata ranë dakord mbi një numër parimesh për të ardhmen e Sirisë.

Biseda e sotme vjen një ditë pas një takimi të Presidentit Putin me presidentin sirian Bashar Assad. Zoti Putin e priti Assadin në një vendpushim të Detit të Zi në prag të një samiti që zhvillohet këtë javë me pjesëmarrjen e Rusisë, Turqisë dhe Iranit.

(Kosova Sot)