Megjithatë, kryeministri kanadez Justin Trudeau e takon Presidentin Thaçi

  • 22 November 2017 - 12:21
Megjithatë, kryeministri kanadez Justin Trudeau e takon Presidentin Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka takuar sot kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Me të kanë biseduar për mbështetjen që shteti kanadez i ka dhënë Kosovës që nga lufta e deri te krijimi dhe forcimi i shtetit.

Presidenti Thaçi u takua me kryeministrin Trudeau në vazhdën e vizitës së tij disaditore në Kanada.

Thaçi u shpreh se Kosova do të jetë përherë mirënjohëse për përkrahjen e Kanadasë për Kosovën.

“Jemi falënderues për përkrahjen për refugjatët gjatë luftës, por edhe në ndërtimin e shtetit tonë të lirë e demokratik dhe konsolidimin e tij në botë”, u shpreh Presidenti Thaçi dhe shtoi se “Kanadaja është partner strategjik i Kosovës”.

Kryeministri Trudeau ka premtuar se Kanadaja do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën.

“Kanadaja do të qëndrojë përkrah Kosovës përgjithmonë”, u shpreh kryeministri Trudeau.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova mund të mësojë shumë nga përvoja e Kanadasë në ndërtimin e shoqërive shumëkulturore e gjithëpërfshirëse.

“Ndajmë parime dhe vlera të njëjta. Mund të mësojmë nga përvoja e Kanadasë në ndërtimin dhe promovimin e këtyre vlerave”, është shprehur Presidenti Thaçi.

(Kosova Sot)