Përmendet edhe Vuçiq, befason me deklaratën për dënimin e Mlladiqit

  • 22 November 2017 - 13:58
Përmendet edhe Vuçiq, befason me deklaratën për dënimin e Mlladiqit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i thirri, pas dënimit të Ratko Mladiqit me burg të përjetshëm, të gjithë qytetarët e Serbisë që “prej sot të nisin të shikojnë në ardhmërinë” dhe se dita e sotme nuk është “as për gëzim as për vajtim”.

“Të mos e ulim kokën para askujt, por të shkojmë në ardhmëri, të mendojmë ku dhe si do të jetojmë ne dhe fëmijët tanë, si do ta ruajmë paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka deklaruar Vuçiqi, njoftojnë mediat serbe.

Sipas Vuçiqit, dënimi i Mladiqit ka qenë i pritshëm, kurse ai si president nuk mund ta komentojë një vendim gjyqësor të plotfuqishëm.

Megjithatë, nuk është duruar pa komentuar:

“Serbia i respekton viktimat e tjerëve dhe e di se nuk mund të presim respekt për viktimat tona dhe këtë do të duhet ta bëjmë vetë”, ka thënë Vuçiq.

 (Kosova Sot)