Rudhani:Shkapja e ekonomisë, e domosdoshme

  • 22 November 2017 - 17:24
Rudhani:Shkapja e ekonomisë, e domosdoshme

Analisti Florim Rudhani për "Kosova Sot" tha se ekonomia shkapet kur të pastrohet Policia e Kosovës, pasi që ka dyshime të mëdha se çdo i pesti polic është i korruptuar nga krimi i organizuar. "Nuk besoj që kjo qeveri do të vazhdojë me kapjen e shtetit, sepse SHBA-ja po kthehet në Ballkan dhe nuk do të tolerojë një ekonomi të dobët në Kosovë, së këndejmi miqtë tanë amerikanë do ta pastrojnë Kosovën ngjashëm sikurse Shqipërinë dhe do të fillojnë me pastrimin që nga Policia e Kosovës dhe në çdo sferë tjetër ku është duke çaluar Kosova", u shpreh ai.

"Duhet shikuar edhe vetëdijesimin e madh të qytetarëve tanë dhe duhet shikuar se çfarë debakli në këto zgjedhje e pësuan klani "Pronto" dhe shokët e Devollëve, për krimin e organizuar nga oligarkët politikanë , andaj na mban shpresa e madhe se tashmë ka filluar fillimi i fundit të tyre", thotë analisti Rudhani , i cili është i bindur se SHBA-ja do ta ndihmojë Kosovën në krijimin e një tregu të lirë."Edhe investimet pritet të jenë dukshëm më të theksuara, por së pari do ta pastrojë atë nga fundërrinat e këtij vendi, që po e fuqizojnë tregun e Serbisë dhe po lejojnë ndikimin e Rusisë në Kosovë, ndaj për këtë këtyre politikanëve të korruptuar nga filialet e Serbisë në Kosovë po u vjen fundi", u shpreh ai.

(Kosova Sot)