Miftari:Inkriminim i sistemit të drejtësisë

  • 22 November 2017 - 17:36
Miftari:Inkriminim i sistemit të drejtësisë

Analisti Naim Miftari ka vlerësuar se mbase shumë kriminelë të lidhur me nëntokën politike e kanë blerë lirinë dhe pafajësinë e tyre nga UNMIK- u, por edhe nga EULEX-i, derisa, siç tha, sa më i madh që të jetë krimi dhe niveli i lartë, aq më i madh ka qenë korrupsioni dhe çmimi i atyre lirimeve të kriminelëve, që kanë qenë dorë e zgjatur e nëntokës politike në Kosovë.

"Përndryshe, prokurorët e EULEX- it, por edhe ata vendorë, edhe kur nuk janë të korruptuar vetë, ekzistojnë njerëzit, sekserët që vijnë nga nëntoka politike dhe i joshin ata për t'i korruptuar, derisa joshja bëhet me para, në mënyrë materiale, por edhe në mënyrë morale, etj., që t'i fusin nën thundrat e tyre, sidomos nën thundrat e sistemeve parapolitike, që pothuajse ekzistojnë gati në secilën parti", u shpreh ai.

"Sistemi juridik i Kosovës pas luftës i ka pranuar në punë vetëm ishprokurorët e ish-sistemit komunist jugosllav, por edhe ata që i ka pranuar punëtorë të rinj zakonisht kanë shkuar përmes lidhjeve politike dhe duke kryer shërbimet e punësimit, atëherë gjithmonë atë shërbim është dashur që t'ia kthejnë dikujt, d.m.th edhe kur s'ka qenë njeriu i korruptuar, sistemet tona e kanë korruptuar, dhe zakonisht këtu korrupsioni më së shumti vjen nga lirimi, që është bërë i njerëzve të nëntokës, që kanë qenë të akuzuar për korrupsion, etj., pra zakonisht vijnë njerëzit që janë dorë e zgjatur e politikës dhe e sistemeve parapolitike që sundojnë në Kosovë", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Miftari.

(Kosova Sot)