Djali e gjeti duke bërë seks me dashnorin, nëna mbyt 11-vjeçarin me jastëk

  • 23 November 2017 - 16:52
Djali e gjeti duke bërë seks me dashnorin, nëna mbyt 11-vjeçarin me jastëk

Një histori e tmerrshme. Nena ka mbytur me duart e saj ne bashkepunim me dashnorin djalin e saj vetem 11 vjecar, i cili i gjeti rastesisht ata duke bere seks.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën Sakarya të Turqisë. Autore eshte një 40- vjeçare e quajtur Zeynep K. e cila shkoi vete në polici ku njoftoi vdekjen e të birit por nuk pranoi se e kishte vrare ajo.

Me vone u zbulua e verteta.

“Djali im ka vdekur, është në shtëpi”, tha ajo në polici, denoncim pas të cilit forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, në distriktin Karasu. I mituri Necmi Talha u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve nuk u rikthye në jetë. Sipas ekzaminimeve të para, ai ishte mbytur me jastëk.

Agjencia turke e lajmeve “DHA” raporton se pas dyshimeve mbi ngjarjen, e ëma e fëmijës u vu në pranga. Në dëshminë e saj të dytë, ajo pranoi krimin, ndërsa si shkak tha se ishte fakti që fëmija nuk kishte shkuar në shkollë. Ndryshimi i dëshmisë solli dyshime të tjera tek hetuesit, që mësuan se me gruan kishte qenë edhe fqinji i saj moshatar, K.Y., i cili po ashtu përfundoi në pranga. Ky arrestim bëri që gruaja të ndryshonte për herë të dytë dëshminë e saj dhe të pranonte se të birin 11-vjeçar e kishte mbytur me jastëk në bashkëpunim me fqinjin pasi mëngjesin e së mërkurës i kishte parë në krevat sëbashku. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar një furi të madhe reagimesh në media dhe në rrjetet sociale.

 (Kosova Sot)