Hashim Thaçi po pengon themelimin e Speciales, thotë Drequn

  • 30 July 2015 - 14:33
Hashim Thaçi po pengon themelimin e Speciales, thotë Drequn

Kryetari i Komisionit Parlametar në Serbi për Kosovë, Milovan Drequn, ka thënë se Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi është pengesa kryesore për mos procedimin e amendamenteve që i hapin rrugë themelimit të Speciales.

Bazuar në deklaratat e fundit të Hashim Thaçit për rivotimin e Speciales në javën e ardhshme duke thënë se Gjykata Speciale është interes për Kosovën dhe ndërkombëtarët, Drequn ka thënë se ThaçI nuk është treguar i sinqertë kur ka thënë se Specialja është domosdoshme për Kosovën.

Kjo, sipas tij, pasi ai mund të jetë vetë i akuzuar nga kjo gjykatë.

“Nuk ka dyshim se shumë anëtarë të partisë së Thaçit, dhe vetë ai, nëse Gjykata vepron mbi parimet e drejtësisë, do të jenë subjekt i aktakuzave”, ka thënë Drequn,  transmeton Indeksonline.

Drequn ka thënë se ka presion të mjaftueshëm për të marrë vendime, si dhe për të filluar procedurat për amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës që lejon themelimin e Gjykatës Speciale