Gruaja që fiton një milionë dollarë nga basti (Video)

  • 30 July 2015 - 23:43
Gruaja që fiton një milionë dollarë nga basti (Video)

Një grua ka fituar xhekpot në vlerën e një milionë dollarëve duke e konvertuar kështu bastin e saj 4 dollarësh, në një pasuri të madhe.

Radenka D, është një person që luan shpesh në aparate. Ndërsa para kësaj shuma më e madhe që kishte fituar ishte 4 mijë dollarë. E gjithë kjo ndodhi në njërin prej lokaleve të lojërave të fatit në San Diego, raportojnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net

Gruaja me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, e cila jeton në San Diego e përshkruan këtë moment me emocione.

“Të gjithë rreth meje bërtisnin dhe më përgëzonin”, tregon ajo.