Lëvizja Vatra: Qeveritë harruan fondin për Luginën

  • 30 July 2015 - 23:48
Lëvizja Vatra: Qeveritë harruan fondin për Luginën

Lëvizja “Vatra” nëpërmjet një komunikate ka kritikuar dy qeveritë atë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Lëvizja “Vatra” nëpërmjet një komunikate ka kritikuar dy qeveritë atë të Kosovës dhe të Shqipërisë, se e kanë harruar Fondin për Luginën dhe nuk kanë zbatuar pikat nga rezoluta që është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Nga miratimi i rezolutës gjer tani ka pasur vetëm një shkëndijë në këtë drejtim ku qeveria e Kosovës në vitin 2014 ndau vetëm 100 mijë euro për këtë fond zhvillimor që u krijua në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ky fond nuk u bë fond përhershëm ashtu siç u kërkua në rezolutë por mbeti vetëm Ad-hoc dhe kjo shumë aq e vogël sa u dha nga dy qeveritë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u përdor dhe si adut tallës nga kryeministri Vuçiq gjatë vizitës në Preshevë ku tha: ‘ se ata të juajt nuk po ju dëgjojnë fare’”, thuhet në komunikatën e “Vatrës”.

Sipas kësaj Lëvizjeje nevojat e qytetareve të Luginës janë shume të mëdha, duke ditur diskriminim që po i bën regjimi i Serbisë tri komunave asaj të Bujanocit,Preshevës, dhe Medvegjës në ndarjet buxhetore duke i ndarë vetëm një shumë simbolike sa për të thëne në sytë e opinionit se “ja e dhe këtyre komunave ne i ndajmë buxhet” ka bërë që nevoja për investime nga Kosova dhe Shqipëria të jetë shumë e mirëseardhur dhe shumë jetike për këta banorë.