Peci: Koalicioni i tanishëm është duke qëndruar në këmbët e qelqit, që do t’i thyej Demarkacioni - Lajme - Kosova Sot
Peci: Koalicioni i tanishėm ėshtė duke qėndruar nė kėmbėt e qelqit, qė do t’i thyej Demarkacioni

Peci: Koalicioni i tanishėm ėshtė duke qėndruar nė kėmbėt e qelqit, qė do t’i thyej Demarkacioni

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci  thotë se koalicioni i tanishëm është duke qëndruar në këmbët e qelqit, të cilat sipas tij do t’i thyej demarkacioni.

Ai ka bërë thirrje që ta kalojnë demarkacionin dhe, siç është shprehur’ të mos na marrin në qafë me të ardhmen tonë.

Peci me anë të një statuti të publikuar në  rrjetin social ‘Facebook’, ka kërkuar që të lirohet nga izolimi ky popull që sipas tij, nuk e meriton këtë në asnjë mënyrë.

Ky është shkrimi i tij i plotë i publikuar në “Facebook”:

Koalicioni i tanishem qeveritar eshte duke qendruar ne kembet e qelqit, te cilat do t’i thej demarkacioni.

Lirojeni nga izolimi kete popull qe nuk e meriton ate ne asnje menyre. Kosova qe e synon perendimin, nuk mund te ece perpara duke thene e vepruar ne kontekstin e XXI me mendesine “bare do te hajme dhe nuk i dorezohemi imperializmit dhe revizionizmit” te Enver Hoxhes, se nuk jemi ne kohen e tij, dhe tani Ameriken e kemi mikun me te forte, ndersa revizioniste eshte Rusia.

Ju beje thirrje qe ta kaloni demarkacionin dhe te mos na merrni ne qafe te ardhmen tone.

(Kosova Sot)

11 orë e 18 minuta më parë
18/01/18
aaaaaaaa