Të hënën seanca për Specialen

  • 31 July 2015 - 13:01
Të hënën seanca për Specialen

Kryesia e Kuvendit pas një debati të ashpër ka vendosur që të hënën nga ora 10:00 të mbahet seanca për Gjykatën Speciale, raporton gazetari i gazetës "Kosova Sot".

Debat i ashpër pozitë - opozitë në Kryesi për Specialen

Ende nuk ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila ka nisur në ora 12:00 e ku po diskutohet për Gjykatën Speciale.
Pozita dhe opozita nuk janë duke u pajtur rreth riprocedimit të amandamenteve kushtetuese në Kuvend, që do t'i hapte rrugë themelimit të kësaj gjykate.
Aida Dërguti, nga Lëvizja "Vetëvendosje" thotë se riprocedimin e këtyre amandamenteve po shkelet integriteti i Kuvendit, transmeton "Kosova Sot ONLINE".
Por, një mendim të tillë e ka kundështuar kreu i Kuvendit Kadri Veseli i cili thotë se nuk po shkelet as Kushtetuta e as rregullorja e Kuvendit.

Fillon Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku po pritet të zhvillohet debat i ashpër për riprocedimin e amendamenteve kushtetuese që i jep rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

(Kosova Sot)