Veteranët e UÇK-së: S’kemi vendosur për protestë, por e kundërshtojmë votimin e Speciales

  • 31 July 2015 - 18:05
Veteranët e UÇK-së: S’kemi vendosur për protestë, por e kundërshtojmë votimin e Speciales

Smajl Elezaj, sekretar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, ka thënë se kjo organizatë do të vazhdojë ta kundërshtojë themelimin e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se ky qëndrim është pasojë e faktit se Qeveria e Kosovës i ka riproceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Speciales.

“Ne ende nuk kemi vendosur për protestë, por vazhdojmë ta kundërshtojmë votimin e Gjykatës Speciale nga deputetet e Kuvendit të Kosovës”.

“Vendimi për riprocedimin e amendamenteve në Kuvend është i paligjshëm, pasi ato ishin edhe më herët në Kuvend”, ka thënë ai, transmeton Klan K.

Pas diskutimeve të shumta mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit është marrë vendim që në seancën plenare të së hënës,që nis në orën 10:00, të hidhen në votim vetëm amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.