MEHMETI: KËTA PERSONA JANË ORKESTRUESIT SE SI TA RRËZOJNË ALBININ...

  • 12 December 2017 - 20:52
MEHMETI: KËTA PERSONA JANË ORKESTRUESIT SE SI TA RRËZOJNË ALBININ...

Analisti Faton Mehmeti thotë se, sidomos tani, dalja në publik e mesazheve të anëtarëve të VV-së, ku fyhej simboli i kësaj partie, Albin Kurti, kryesisht nga Aida Dërguti, nuk ka qenë fyerje momentale, por vetëm sa ka nxjerrë në shesh të palarat e grumbulluara në këtë parti politike."Kjo në fakt ka nxjerrë në shesh një të vërtetë, që disa e kanë ditur e disa jo, se brenda VV-së janë dy rryma. Njëra rrymë që kryesohet nga Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu, që kanë me vete edhe Shpendin, ndërsa në anën tjetër Albin Kurti me disa të tjerë. Rryma e parë, që kryesohet nga Dardanët, është me ekstremiste dhe me radikale. Kjo rrymë përflitet që është e zhytur në afera korruptive, të mbështetur nga Devollët, përmes të cilave kanë marrë para të majme për të marrë tenderë në komunën e Prishtinës. Pikërisht te Devollët dolën në pah ndasitë e thella, kryesisht në jahtin e famshëm, kur Albini i cilësoi Devollët kriminelë, ndërsa Shpendi jo. Këtu u pa se brenda VV-së s'po shkojnë gjërat siç duhet, andaj mesazhi i Aidës i pasqyron më së miri ndasitë brenda kësaj partie", theksoi ai. "Kjo treshe, dy Dardanët dhe Shpendi, janë orkestruesit se si ta rrëzojnë Albinin nga pushteti, për të marrë drejtimin e VV-së e pastaj përmes financimit nga Devollët të shtrijnë ndikimin edhe më gjerë, jo vetëm në Prishtinë", ka vlerësuar Mehmeti për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)