Gashi: Kurti ka qejf të ketë njerëz mediokër dhe të korruptuar afër vetes

  • 12 December 2017 - 21:00
Gashi: Kurti ka qejf të ketë njerëz mediokër dhe të korruptuar afër vetes

Një nga ish-themeluesit e VV'së Shkëlzen Gashi thotë se ish-kreu i VV’së Albin Kurti ka qejf të ketë pranë vetës njerëz mediokër dhe të korruptuar.

‘Ky ka ofru rreth vetës kryesisht njerëz mediokër dhe njerëz pa kurrëfar integriteti moral”, tha Gashi për Kurtin.

Sipas Gashit, Albin Kurti e orkestroi vetë arrestimin e tij, në mënyrë që të mos bëheshin publike përçarjet në Vetëvendosje.

“Ai e ka ditë sigurisht prej fillimit që ka përçarje dhe mos me lënë këtë përçarje ai ka mëndu që arrestimi i tij i homogjenizon ata më shumë”, tha Gashi.

Ndarja e Vetëvendosjes në dy kampe u kuptua kur u kuptua se Aida Dërguti, ish-anëtare e kryesisë së VV'së e kishte quajtur 'mut' Albin Kurtin, në një bisedë të brendshme të VV'së.

(Kosova Sot)