Arsimtarët dembelë ndëshkohen në paga

  • 01 August 2015 - 18:26
Arsimtarët dembelë ndëshkohen në paga

Sa u përket masave ndaj mësimdhënësve, VV-ja pajtohet parimisht për ndëshkimin e “dembelëve”, mirëpo gjatë monitorimit kanë vërejtur se janë bërë shumë lëshime

Drejtues të arsimit në Gjilan e pranojnë se kanë pasur shumë sfida gjatë këtij viti shkollor, por thonë se ato i kanë tejkaluar dhe kanë arritur që ta përmbyllim me sukses vitin shkollor. Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, thotë se sivjet, për herë të parë, Drejtoria e Arsimit ka bërë ndalesë në paga të një numri mësimdhënësish, për shkak të mungesave të shumta në procesin mësimor.

Përgjegjësia duhet të bjerë mbi drejtorët

Fehmi Sylejmani (VV) konsideron se gjatë këtij viti shkollor, arsimin gjilanas e kanë përshkuar disa lëshime e parregullsi, duke mos përjashtuar edhe ndonjë element pozitiv. Sa u përket masave ndaj mësimdhënësve, VV-ja pajtohet parimisht për ndëshkimin e “dembelëve”, mirëpo, sipas Sylejmanit, gjatë monitorimit dhe mbikëqyrjes së punës së mësimdhënësve janë bërë shumë lëshime.(Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)