Arrestohet e reja, protestë me reçipeta në mbështetje të saj

  • 02 August 2015 - 13:36
Arrestohet e reja, protestë me reçipeta në mbështetje të saj

Në Hong Kong 30 vjeçarja Ng Lai-ying u dënua me burg pak ditë më parë, pasi protestoi marsin e kaluar ndaj qeverisë kineze gjatë një manifestimi, i organizuar për të kontestuar disa vendime lidhur me tregtinë ndërkufitar, mes Kinës dhe zonës administrative në Republikën Popullore, ku gruaja sulmoi një polic me gjinjtë e saj.
Ndonëse nuk bëhej fjalë për një sulm të vërtetë, autoritetet e dënuan veprimin e saj, transmeton noa.
Sipas autoriteteve, e reja ka përdorur identitetin e saj femëror për të akuzuar zyrtarin për ngacmim.
Me qindra burra e gra, zbritën në shesh për të mbështetur Ng Lai-Ying, të veshur me reçipeta.
Jashtë selisë së policisë, një numër i madh personash u shfaqën e mreçipeta duke thirrur “gjinjtë nuk janë armë”.