Java e parë e gushtit me tempertatura rekord

  • 02 August 2015 - 15:33
 Java e parë e gushtit me tempertatura rekord

Java e parë e gushtit do të shënojë një rritje të temperaturave në rajonin e Ballkanit. Sipas "Meteoalb", duke nisur nga sot temperaturat do të rritenen me 2 deri në 3 gradë. Në disa qytete të vendit në Berat, Përmet dhe Çorovodë termometri do të shënojë 40 gradë.
Temperatuaret do të ulen disi në mesjavë për t’u ngrituar sërish në datat 6 dhe 7 gusht, që përkon me fundjavën që vjen.
Duhet patur parasysh se këto temperatuara në diell ndihen deri në 5 gradë më shumë, që do të thotë se në disa qytete të vendit temperatura në diell do të ndjehet deri në 45 gradë, transmeton albeu.
Këshillohet që të moshuarit dhe fëmijët të mos ekspozohen në diell në pikun e të nxehtit, nga ora 13:00 deri në orën 16:00.
Temperaturat do të fillojnë të ulen për t’u rikthyer në vlerat normale të stines pas datës 15 gusht, kur pritet të largohet edhe i nxehti afrikan.