Aksident i rëndë në Serbi, lëndohen dy kosovarë

  • 02 August 2015 - 15:46
Aksident i rëndë në Serbi, lëndohen dy kosovarë

Gjashtë persona, prej tyre edhe dy gra kosovare kanë marrë lëndime të rënda në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në Kralevë të Serbisë.

Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, kur një autobus është përplasur me një makinë në rrugën kryesore në magjistralen e Ibrit.

Në aksident gjashtë persona kanë marrë lëndime, dy prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda dhe janë dërguar me urgjencë për operim në Spitalin e Kralevës, njofton Presheva e Jonë.

Merret vesh se të lënduarat nga Kosova kanë qenë duke udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë, me ç’rast  automjeti i tyre ndeshur është me një autobus. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndihmës së shpejtë dhe dërgimi në spitalin më të afërm të të lënduarve.

Pasagjerët të plagosur rëndë nga makinat e shkatërruara janë transferuar në spital të Kraljevës dhe të dy gratë kosovare i janë nënshtrua operacionit.