Rrahje masive në mes të refugjatëve shqiptarë dhe të tjerë

  • 02 August 2015 - 16:12
Rrahje masive në mes të refugjatëve shqiptarë dhe të tjerë

Pas një rrahjeje masive në qendrën e azilit në Suhl të landit Thüringen, policia ka ndërmarrë masa ndaj shtatë personave të konsideruar fajtorë për zënkën. Në këtë rrahje kanë marrë pjesë rreth 80 persona, azilkërkues shqiptarë eritreanë dhe somalianë.

Janë lënduar tetë persona në mesin e të cilëve edhe dy roja të kampit. Deri tash nuk dihet arsyeja e zenkës ka njoftuar zëdhënësi i policisë.

Ndërhyrja e policisë ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes. Me qëllim qetësimin e situatës, 23 banorë të kampit janë bartur në një kamp tjetër.

Qendra e pranimit të azilkërkuesve në Suhl ka probleme me numrin e madh të të strehuarve. Aktualisht aty janë strehuar 1600 veta ose 400 më shumë se sa lejojnë kriteret, transmeton albinfo.ch.

Në Thüringen pritet që deri në fund të vitit të ketë një rritje të madhe të numrit të azilkërkuesve. Prognozat tregojnë se deri në fund të vitit për strehim të gjejnë strehim 12.400 dhe ky është numër dyfish më i madh se vitin e kaluar.