'Deputetët e PDK-së do ta votojnë Specialen, vetëm katër janë kundër'

  • 02 August 2015 - 19:38
'Deputetët e PDK-së do ta votojnë Specialen, vetëm katër janë kundër'

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti ka thënë se Kuvendi i ka votat për votimin e Gjykatës Speciale nesër në seancën e Kuvendit.

Sipas Halitit deputetët e PDK-së kanë premtuar se do ta votojnë nesër amendamentin për ndryshime kushtetuese.

Në një prononcim për RTK-në, Haliti tha se katër deputetë të PDK-së janë kundër themelimit të Gjykatës por tjerët i kanë premtuar kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi se nesër do të votojnë për këto ndryshime