I burgosuri i Dubravës shkon në shtëpi për vikend, kapet me 8 qese marihuanë
Një i burgosur nga Burgu i Dubravës, ishte lëshuar që të shkonte në shtëpi për vikend, por gjatë kthimit për vazhdimin e vuajtjes së dënimit, policia atë e kap me tetë qese najloni të mbështjella me narkotikë – marihuanë.
Rasti ka ndodhur më 1 janar rreth orës 13:00, njofton policia në raportin 24-orësh.
“Burgu i Dubraves 01.01.2018-13:45. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili ishte i burgosur ka qëndruar për vikend në shtëpi. Gjatë kthimit për vuajtje te dënimit tek i dyshuari gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tetë qese najloni të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
(Kosova Sot)