Haley: Protestat në Iran janë spontane

  • 02 January 2018 - 23:36
Haley: Protestat në Iran janë spontane

Haley, mohoi sot se protestat iraniane u organizuan nga shërbimet e huaja.

Ambasadorja e SHBA’ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, mohoi sot se protestat iraniane u organizuan nga shërbimet e huaja, duke theksuar se ato ishin spontane dhe për këtë arsye mirëprit guximin e demonstruesve.

Pas leximit të shkrimeve në rrjetet sociale të shkruara nga protestuesit, Haley hodhi poshtë pretendimet e udhëheqësve iranianë se protestat u organizuan nga armiqtë e Iranit.

(Kosova Sot)