Baraliu: Me dhjetëra gjyqtarë e prokurorë janë në Këshillin disiplinor me muaj dhe vite

  • 03 January 2018 - 21:20
Baraliu: Me dhjetëra gjyqtarë e prokurorë janë në Këshillin disiplinor me muaj dhe vite

Profesori universitar Mazllum Baraliu ka nënvizuar se struktura e KGJK- së do të duhej të kenë një qëndrim rigoroz në relacion me shkeljet disiplinore që eventualisht bëhen nga ana e gjyqtarëve, ngase, sipas tij, me dhjetëra gjyqtarë e prokurorë janë në Këshillin disiplinor me muaj dhe vite, derisa në fakt nuk procedohen apo nuk përfundohen lëndët ndaj tyre, derisa në këtë drejtim do të duhej që të shtohej përgjegjësia dhe të ashpërsoheshin kriteret edhe më tepër. "Pra, së këndejmi, veç të tjerash, do të duhej të ketë ndryshime dhe avancime në këtë fushë, në mënyrë që të ndryshojë gjendja e Gjyqësorit dhe të ketë avancime pozitive në mënyrën e funksionimit të tyre, por edhe në emërimin e anëtarëve të tyre, si dhe në funksionalitetin dhe efikasitetin në kryerjen e lëndëve të veprimtarisë së gjykatave të të gjitha niveleve në Kosovë", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" Profesori universitar Mazllum Baraliu.

(Kosova Sot)