LSI nis përgatitjet për protestën e janarit, Kryemadhi thërret në seli kryetarët e degëve - Lajme - Kosova Sot
LSI nis përgatitjet për protestën e janarit, Kryemadhi thërret në seli kryetarët e degëve

LSI nis përgatitjet për protestën e janarit, Kryemadhi thërret në seli kryetarët e degëve

Opozita pritet të dalë në shesh dhe të protestojë kundër qeverisë Rama më 27 janar të këtij muaji, duke hapur kështu siparin e valës së paralajmëruar të protestave, por deri atëherë, përgatitjet nga ana e partive opozitare politike kanë zënë një pjesë të mirë të axhendës.

Këtë të martë, LSI do të presë në ambientet e selisë së saj drejtuesit e degëve të partisë, ku kryetarja Monika Kryemadhi do të japë dhe detajet e deritanishme për protestën e janarit.

Mbledhja nis në orën 11:00 dhe pritet që Kryemadhi të rakordojë me kryetarët e degëve të partisë mbi protestën e fundmuajit si dhe detajet që duhen ndjekur në rakordim dhe me partitë e tjera opozitate.

(Kosova Sot)

18 orë e 37 minuta më parë
18/11/18