Mehmeti: Mafio-oligarkët, rezik kombëtar - Lajme - Kosova Sot
Mehmeti: Mafio-oligarkët, rezik kombëtar

Mehmeti: Mafio-oligarkët, rezik kombëtar

Analisti Faton Mehmeti tha për gazetën "Kosova Sot" se Devollët e kanë shndërruar Kosovën në pronë private të tyre duke korruptuar politikanët. "Shkrimi i Mero Bazes vetëm sa e legjitimon atë që prej kohësh thuhet, se Devollët e kanë kapur shtetin. Përmes bizneseve të paligjshme dhe me para të pista, Devollët kanë korruptuar politikën dhe drejtësinë, duke i hapur vetes rrugët drejt përfitimit të parave të pista. Derisa nuk kemi drejtësi të pavarur, nuk mund të shkë- puten lidhjet e politikës me Devollët", u shpreh ai. Ai thotë se lidhjet e Devollëve me PDK-në, Ramushin dhe disa nga VV-ja janë ato që u mundësojnë Devollëve të operojnë të papenguar nga askush. " Devollët përmes Edi Ramës kanë arritur edhe në Shqipëri të shtrijnë veprimtarinë e grurit, duke dërguar grurë rus dhe serb. Pra, janë shndërruar në rrezik kombëtar, e gjithë kjo falë lidhjeve të tyre me politikanët. Andaj, duhet bërë diçka derisa nuk është vonë", potencoi Mehmeti.

(Kosova Sot)

22 orë e 20 minuta më parë
26/05/18