Sherr në Veri: I kërkuari për vrasje në Serbi rrah shefin e Policisë së Kosovës - Lajme - Kosova Sot
Sherr në Veri: I kërkuari për vrasje në Serbi rrah shefin e Policisë së Kosovës

Sherr në Veri: I kërkuari për vrasje në Serbi rrah shefin e Policisë së Kosovës

Më 7 janar të këtij viti, policia kishte raportuar një rrahje masive në Mitrovicën e Veriut.

Gjithçka kishte ndodhur në një kafiteri ku ishin përleshur rreth 15 burra të nacionalitetit serb.

“Lëndime të lehta trupore kanë pësuar 4 burra serbë pasi të njëjtit gjersa ishin duke festuar në një kafiteri janë sulmuar fizikisht nga një grup prej rreth dhjetë personash të dyshuar, serbë, të cilët ishin në gjendje të dehur”, thuhej në një njoftimin e policisë.

Mirëpo, policia nuk ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes, për të cilën  mëson se bëhet fjalë për një rrahje mes një grupi kriminal dhe shefit të operativës së Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Zhelko Bojiq.

Gazeta mëson se Bojiq ishte duke festuar krishtlindjet ortodokse bashkë me 3 djemtë e tij, V.B, A.B. dhe A.B dhe me miq e familjarë tjerë, kur rreth orës 15:30 në kafe-barin “Sfens”, Urosh Mishiq një serb i cili është në arrati pasi që kërkohet nga Serbia për një vrasje, bashkë me rreth 10 persona tjerë, e ka sulmuar familjen Bojiq.

Sipas informatave, ata i kanë shkaktuar lëndime në kokë dhe trup personave që ishin pjesë e ahengut, kurse në këtë rast nga huliganët janë përdorur edhe shishe të qelqit për t’i goditur viktimat si dhe gazi lotsjellës për të dëmtuar viktimat.

Mësohet se ka qenë sidomos personi me inicialet V.R. (emër i njohur për redaksinë), ai i cili i ka nxitur të tjerët që vazhdimisht të rrahin dhe godasin zyrtarin policor dhe familjarët e tij. 

(Kosova Sot)

21 orë e 52 minuta më parë
27/05/18