Ujërat e zeza problem për kryeqytetin
Edhe pse është pjesë e frekuentuar nga studentë e qytetarë, hapësira në Kampusin Universitar, mes Kishës Ortodokse dhe Fakultetit të Edukimit ka kohë që kundërmon nga rrjedhja e ujërave të zeza.
Si rrjedhojë, ujërat e zeza përshkojnë edhe pjesën e paraparë për ecje.
Edhe pse kjo dukuri ka kohë në atë zonë, deri më tash nuk është intervenuar aty.
(Kosova Sot)