Gruri nga Serbia, me bakterin ‘Coli Bacil’

  • 04 August 2015 - 07:37
Gruri nga Serbia, me bakterin ‘Coli Bacil’

Vazhdojnë importet e dyshimta

Në Shqipëri konfirmohet buka e dëmshme për shëndetin e njeriut 

Sipas anëtarit të Komisionit parlamentar për Bujqësi, Adem Salihaj, rasti i Shqipërisë, ku qytetarët kanë konsumuar bukë të infektuar, nuk mund të anashkalohet në Kosovë, pasi edhe këtu cilësia e grurit të importuar nga Serbia ka qenë tejet e dyshimtë

Në Shqipëri ka shpërthyer skandali i grurit të importuar nga rezervat shtetërore të Serbisë. Interesat meskine të disa kompanive Shqipëri-Kosovë po e rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve. Në Shqipëri mjekët dhe laborantët kanë konfirmuar se buka që konsumojnë qytetarët është e infektuar me bakterin "Coli Bacil", sepse prodhohet nga gruri dhjetëra-vjeçar i magazinave serbe. Dihet tashmë se i njëjti grurë ka hyrë në Kosovë fillimisht, e më pas ka depërtuar për në Shqipëri. Më herët Komisioni parlamentar i bujqësisë hetoi dhe vërtetoi se qytetarët kosovarë kishin konsumuar bukë të prodhuar nga gruri i destinuar për kafshë. Por, vetëm kaq, pasi autoritet kompetente si AVUK-u nuk u morën më tej me analizat e bukës që është në treg. Sipas deputetit të LDK-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit parlamentar për Bujqësi, Adem Salihaj, rasti i Shqipërisë, ku qytetarët kanë konsumuar bukë të infektuar, nuk mund të anashkalohet në Kosovë, pasi edhe këtu cilësia e grurit të importuar nga Serbia ka qenë tejet e dyshimtë... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)