Të dielën Vuçiq në Kosovë, ky do të jetë veprimi i tij i parë

  • 18 January 2018 - 12:06
Të dielën Vuçiq në Kosovë, ky do të jetë veprimi i tij i parë

Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është lejuar hyrja në veri nga autoritetet e Kosovës, duke respektuar kërkesën e tij që ta vizitojë Mitrovicën Veriore pas vrasjes së liderit serb të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Vuçiq do të arrijë në Kosovë, përkatësisht në veri të Mitrovicës, këtë të dielë.

Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, Vuçiq ka në plan që të vendos një kurorë në vendin ku është vrarë Ivanoviq. Po ashtu, ai do të bisedojë dhe do të ngushëllojë serbët e veriut për vrasjen e Ivanoviq.

Ivanoviq është vrarë në mëngjesin e 16 janarit, para zyrës së partisë së tij.

Dorasit janë ende të lirë dhe nuk dihet për identitetin e tyre, ndërsa Policia deri tani ka gjetur vetëm një veturë të djegur, që dyshohet të jetë përdorur për të ikur nga vendngjarja, pas vrasjes së tij.

(Kosova Sot)