Guraziu: Betejë ideologjike apo për euro?!

  • 18 January 2018 - 14:21
Guraziu: Betejë ideologjike apo për euro?!

Pastrim të shpejtë të VV-së nga klani i Jahtit tani me këto zhvillime sheh edhe analisti Ragip Guraziu. "Jemi dëshmitarë të takimit maratonik para pak ditësh ndërmjet Kryesisë së 'Vetëvendosjes' dhe grupit parlamentar të saj, i cili u pa se përfundoi pa rezultat për marrëveshje në ruajtjen e unitetit. Ishte pikërisht Shpend Ahmeti si ekspert i klanit të 'JAHTIT' dhe 'Coca Cola Zero' që me përvojën e marrë tek klani 'Pronto', me të cilët për vite të tëra po "bashkëpunon" shkëlqyeshëm, që duke u treguar si zakonisht i rezervuar la të kuptohet se ndarja e madhe do të ndodhë në këtë subjekt politik. Duke parë këto zhvillime dramatike që po vazhdojnë edhe me këto dorëheqjet e fundit, mendoj se VV-ja e drejtuar nga Albin Kurti do të arrijë të çlirohet nga klani i 'Jahtit' dhe 'Coca Cola Zero'-s, klane këto të inkriminuara thellë në krimin e organizuar e korrupsion, pasi është raportuar edhe më parë një zënkë në mes Albinit dhe Shpendit, mu për këto të këqijat që 'Vetëvendosjes' i erdhën nga Shpend Ahmeti", tha Guraziu për 'Kosova Sot'. 

(Kosova Sot)