Një 31 vjeçar në Elbasan, vdes në rrethana të paqarta

  • 04 August 2015 - 11:20
Një 31 vjeçar në Elbasan, vdes në rrethana të paqarta

Një djalë i ri në Elbasan ka humbur jetën në rrethana të paqarta.
Mbrëmjen e djeshme është dërguar në urgjencën e spitalit Elbasan, i vdekur pa shenja dhune 31 vjeçari Elbrand Tato.
Kanë qenë familjarët ata që e kanë dërguar të riun në spital, pasi kanë pikasur se ai nuk ndihej mirë dhe ishte pa ndjenja.
Nga veprimet e para hetimore, mendohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.