E fshehur te disku, sekuestrohet 5 kg heroinë, arrestohet (FOTO)

  • 18 January 2018 - 22:37
E fshehur te disku, sekuestrohet 5 kg heroinë, arrestohet (FOTO)

Policia Kufitare e Muriqanit sekuestron 4 kilogramë  e 476 gramë heroinë dhe arreston trafikantin e dyshuar.

Shërbimet e Policisë Kufitare në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve të forta narkotike, kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjete në pikën dalëse drejt Malit të Zi.  Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault” me targë AA 320 LY, me drejtues shtetasin Petraq Greku u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike, njofton Policia.

Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga Policia Shqiptare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Petraq Greku, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili udhëtonte drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Image

 

(Kosova Sot)