Veriorët të gatshëm për ta pritur presidentin e Serbisë

  • 20 January 2018 - 12:01
Veriorët të gatshëm për ta pritur presidentin e Serbisë

Mitrovica e Veriut është në pritje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili raportohet se tani ka mbërritur në Kosovë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pritet që pas qëndrimit në manastirin në Banjskë, të shkojë për homazhe aty ku u vra Ivanoviq.

“Një grup i vogël qytetarësh janë mbledhur afër vendit ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq pritet të mbërrijë në orën 12:00 për homazhe. Përndryshe masa të shtuara sigurie ka në gjithë pjesën veriore”.

(Kosova Sot)