Shipkovicë, ekipet e shpëtimit po e kërkojnë fëmijën e mbytur

  • 04 August 2015 - 12:52
Shipkovicë, ekipet e shpëtimit po e kërkojnë fëmijën e mbytur

Ekipet e shpëtimit kërkojnë nëpër hapësirat e bodrumeve të cilët për përforcim përdoren edhe qentë ushtarak.

Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim aktualisht janë duke pastruar një nga shtëpitë, të vendosura në pjesën e sipërme të fshatit Shipkovicë, ku dyshohet se ka një fëmijë të goditur nga përmbytjet.

Puna e këtyre shërbimeve ndodh për shkak të terrenit të vështirë dhe qasjes së vështirë, për të cilën nuk mund të trajtohen shumë lehtë dhe prandaj përdoren lopata për heqjen e mbetjeve nga stuhia.

Në këtë moment arrin edhe ekskavator, i cili duhet të ndihmojë për pastrimin e hapësirës rreth shtëpisë.
Shipkovica për momentin nuk ka energji elektrike, kështu që fshatarët thonë se ata e kaluan natën nën dritën e qiririt.

Kështu që në mëngjesin e sotëm përsëri për banorët ka marr sende ushqimore themelore si bukë dhe qumësht duke u furnizuar nga Tetova.

Tani për tani, zyrtarisht nga stuhia e djeshme dhe dalja e lumit Shkumbin, është konfirmuar se katër persona kanë vdekur, tre nga fshati Shipkovicë dhe një viktimë nga Tetova. Sipas SPB-Tetovë, dy persona janë raportuar të humbur.