Vrasësi i Ariela Muratit me një këmbë në varr, flasin mjekët: Ka një plumb në kokë

  • 22 January 2018 - 10:53
Vrasësi i Ariela Muratit me një këmbë në varr, flasin mjekët: Ka një plumb në kokë

Pasi qëlloi me disa plumba në trupin e vajzës që dashuronte dhe që e refuzoi për të fundit herë, Aldison Belulaj e drejtoi armën afër kokës dhe qëlloi veten.

Fjala është për tragjedinë e ditës së djeshme, ndodhur në Tiranë, në afërsi të Fakultetit të Mjekësisë. Me vdekjen e Ariela Muratit, vetëm 21 vjeçe, duket sikur edhe jeta e vrasësit 23 vjeçar do të shuhet.

Mjekët e traumës shprehen se e kanë të pamundur të ndërhyjnë në mënyrë kirurgjikale në kokën e 23 vjeçarit pasi gjëndja e tij kritike nuk lejon një operim të kësaj grade. I riu kështu ndodhet me një këmbë në varr dhe ende mbetet mister nëse do të mund t’i mbijetojë plumbit që mori në kokë nga veta dora e tij.

Aldison Beluluaj dhe Ariela Murati njiheshin prej vitesh pasi edhe gjimnazin e kishin mbaruar në të njëjtën shkollë në një fshat të Fierit. I riu kishte krijuar ndjenja të forta për 21 vjeçaren dhe shpesherë i kishte kërkuar të lidheshin, por e reja nuk kishte pranuar. Madje Aldo Beluli kishte shkuar deri në shtëpinë e 21 vjeçares për të kërkuar dorën e saj, por edhe prindërit e Arielës e kishin refuzuar.

Refuzimi i Arielës mori fund dje ashtu si edhe jeta e saj, teksa i riu e qëlloi në sy të motrës dhe kushërirës me disa plumba duke e lënë të vdekur.

(Kosova Sot)