I jepet lamtumira studentes 21-vjeçare, Ariela Murati

  • 22 January 2018 - 17:02
I jepet lamtumira studentes 21-vjeçare, Ariela Murati

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, të afërm, miq dhe shokë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Ariela Muratit në Zharrëz të Fierit.

21-vjeçarja u vra me dy plumba një ditë më parë nga, Aldison Belulaj përballë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

Trupi i pajetë i Arielës u përcoll drejt banesës së fundit mes qindra të pranishmëve, ndër ta edhe shokët e shoqet e saj të universitetit.

(Kosova Sot)