Disa fakte mahnitëse rreth kompanisë "Amazon"

  • 22 January 2018 - 18:35
Disa fakte mahnitëse rreth kompanisë

MBIZOTËRON NË TREGTINË ELEKTRONIKE 

Konsumatorët e pakënaqur mund të ankohen drejt te themeluesi Jeff Bezos 

Që nga fillimi, Bezos e dinte se dëshira e tij ishte që "Amazon" të ishte "dyqan për gjithçka". Ja disa nga gjërat e tjera, interesante, rreth kësaj kompanie. 

"Amazon" nuk ishte emri fillestar i kompanisë

Jeff Bezos në fillim donte që kompania e saj ta mbante emrin magjik, "Cadabra". Avokati i parë i kompanisë, Todd Tarbert, e bindi atë se, ky emër, ngjante shumë me fjalën "Cadaver" (kufomë), sidomos kur flisje në telefon. Edhe pse ai pati hezitime edhe rreth emrit "relentless.com" (i papërkulshëm, i pamëshirshëm), ai në fund u përcaktua për emrin "Amazon", meqë i pëlqeu ideja që kompania ta merrte emrin e lumit më të gjatë në botë. 

Një libër i panjohur rreth likeneve, e shpëtoi "Amazon"-in nga falimentimi

Shpërndarësit e librave kërkonin nga rishitësit që të porosisnin dhjetë libra në të njëjtën kohë dhe "Amazon" ende nuk kishte nevojë për një inventar aq të madh (apo, nuk kishte para të mjaftueshme). Por, zyrtarët e kësaj kompanie gjetën një 'vrimë në ligj'. Ata porosisnin librin që iu nevojitej, si dhe nëntë kopje të një libri të panjohur rreth likeneve, i cili vazhdimisht mungonte. 

Jeff Bezos priste nga punëtorët që të punonin, të paktën, 60 orë në javë

Njëri ndër punëtorët më të hershëm kishte punuar vazhdimisht për tetë muaj, duke filluar punën herët në mëngjes dhe duke e mbaruar atë natën vonë. Ai udhëtonte me biçikletë dhe kishte harruar krejt se kishte lënë të parkuar veturën afër apartamentit. Ai kurrë nuk kishte kohë që të lexonte postën e tij, e pasi që arriti ta lexonte atë, aty gjeti një mal dënimesh të trafikut, ku njoftimi i fundit tregonte se veturën ia kishin konfiskuar dhe ia kishin shitur në ankand. 

Bezos shpiku konceptin e "ekipeve me dy pica"

Punëtorët organizoheshin në grupe prej më pak se dhjetë punëtorësh, numri perfekt që mund të kënaqej nga dy pica për drekë, dhe ato grupe bënin punë të pavarur. Ato duhej të caktonin parametra për matjen e suksesit të tyre. Por, shumë punëtorë urrenin ekipet e tilla. 

Konsumatorët e pakënaqur mund t'i dërgojnë Bezosit direkt email

Konsumatorët e pakënaqur mund të ankohen drejt te Bezosi, i cili ankesat e tilla i përcjell te personi përgjegjës, duke shtuar vetëm një pikëpyetje. Kjo është shenjë alarmi për punëtorët, të cilët e dinë se duhet menjëherë të merren me atë problem. 

Para se "Google" ta kishte "Street View", "Amazon" kishte "Block View"

Në vitin 2004, "Amazon" lansoi motorin e kërkimeve, "A9.com". Ekipi i tij filloi një projekt të quajtur "Block View", që ishin "Faqe të verdha" vizuale, ku ofroheshin fotografi të dyqaneve dhe restoranteve në rrugë të ndryshme. "Amazon" më pas hoqi dorë nga "Block View" në vitin 2006, dhe "Google" nuk filloi me "Street View" deri në vitin 2007. 

Storjet e punëtorëve rebelë

Kushtet në qendrat e kompanisë "Amazon" ishin aq të këqija, saqë ka shumë rrëfime rreth punëtorëve të rebeluar, që lëshonin punën. Rrëfimi më qesharak ka të bëjë me një të punësuar të përkohshëm në vitin 2006, në një qendër të kompanisë në Kansas. Ai paraqitej në fillim të ndërrimit të tij dhe në fund të ndërrimit, por në ndërkohë, askush nuk e shihte më. u desh që të kalonte një javë, para se të zbulohej se ai kishte bërë një si kasolle në paletat e zbrazëta të mureve, ku kishte futur edhe ushqim dhe pije, të cilat i kishte vjedhur nga kompania. Ai, natyrisht, menjëherë u pushua nga puna.  

(Kosova Sot)