6 të lënduar në një aksident në Shënkoll

  • 04 August 2015 - 15:25
 6 të lënduar në një aksident në Shënkoll

Gjashtë persona të lënduar është bilanci i një aksidenti ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në kryqëzimin e Shënkollit, duke sjellë plagosjen e gjashtë personave.
Automjetet e përfshira në aksident janë një Benz me targë TR 0092">0092 R dhe Volkswagen me targë AA 747 FP, transmeton albeu. Policia bën me dije se dy prej të plagosurve janë fëmijë, ndërsa ende nuk dihet gjëndja shëndetësore e tyre.